INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braimllari: Drejtori i Bordit të Kullimit në Korçë i dënuar më parë

Braimllari: Drejtori i Bordit të Kullimit në Korçë i dënuar më parë

Publikuar më: 13:20 30-01-2018

Në një postim në rrjetin social Facebook deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shprehet se drejtori i ri i Bordit të Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Përmet Nexhip Merolli ka qënë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

Postimi i Plotë
Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!”, shkruan Braimllari në Facebook duke publikuar edhe dokumente.

Article Logic
Execution time: 0.001990795135498