INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braimllari nuk ia kursen Lefter Kokës, 'Zgjodhe të përfitosh nga Parlamenti i krimit'

Braimllari nuk ia kursen Lefter Kokës, 'Zgjodhe të përfitosh nga Parlamenti i krimit'

Publikuar më: 16:52 13-03-2019

Lefter Koka tha se vazhdon të jetë me LSI, por në një reagim, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike iu përgjigj, duke thënë se ai është vetë-përjashtuar. Endri Braimllar u shpreh se Koka prej kohësh nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar dhe të kryesisë. Lefter po të sqaroj si Sekretar i Përgjthshëm se me veprimin tënd je i vetë-përjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet Grupit Parlamentar dhe të Kryesise së LSI. LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelet dhe të paguar prej parave të drogës.

Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjesë e LSI nuk vije në parlament sot vendose te shkosh.
Levizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratorë por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët”, shkruan ai. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943