INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braktis Parisin për Shqipërinë, ja historia e francezit [VIDEO]

Braktis Parisin për Shqipërinë, ja historia e francezit [VIDEO]

Publikuar më: 16:56 10-07-2017

Pushimet e verës janë një moment për të cilin mendohemi shumë para se të zgjedhim ku do i kalojmë. Por ndonjëherë rastësia mund të kthehet në një udhërrëfyes të mirë. Kjo ka ndodhur edhe me James, një francez që i apasionua pas Shqipërisë një vit me parë, kur e solli këtu një arsye krejt tjetër.

"Jam nga Franca, jetoj në Paris, kam ardhur për herë të parë në Shqipëri para 6-7 muajve për të rregulluar dhëmbët e mi, pasi kushtojnë më lirë rreth 3-4 fish më lirë dhe kualiteti është i njëjti. Me klinikën u lidha përmes internetit por ishte pak e vështirë sepse faqet këtu i ke vetëm në gjuhën shqipe dhe kjo më mundoi pak".

Mjaftoi veç ai udhëtim që ta bënte këtë parisien të merrte dhe njëherë rrugën drejt Shqipërisë.

"Herën e parë që erdha mendova që Shqipëria ishte një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë, nga 8 në 10 prej tyre të flasin kërkojnë të ndihmojnë edhe pse nuk të njohin.
Në fillim nuk mendova se do rikthehesha përsëri por kësaj radhe erdha përveç se kam takim me dentisten dua të shohë dhe vendin".

Edhe pse ndoshta nuk jemi në të njëjtin nivel me qytetet evropiane , traditat dhe bukuria e vendit tonë po i konkurron denjësisht ato. Ndaj rikthimi i turisteve si James, është një ogur i mire për turizmin shqiptar, pavarësisht te metave me te cilat shoqërohet ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715