INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Braktise muzikën, s'je për këtë punë"! Tani Zayn Malik iu kundërpërgjigjet haters-ave gjithë helm [FOTO]

Publikuar më: 14:43 06-02-2017

Problemet e tij me ankthin janë arsyeja që e kanë bërë kaq të vështirë debutimin e tij në skenë si artist solo.

Jo vetëm kaq pasi lufta e tij personale e kanë lënë tërësisht të hapur Zayn Malik ndaj kriticizmit të fortë të publikut. Madje ky i fundit ka shkuar deri aty sa i ka sugjeruar këngëtarit britanik që ta braktisë muzikën përfundimisht. Por pavarësisht shfaqjeve shumë sporadike në skenë, ish pjesëtari i One Direction ia ka dalë që t’i bëjë për vete fansat me muzikën e tij, veçanërisht me këngën e tij të fundit në bashkëpunim me Taylor Swift, “I Don’t Wanna Live Forever”.  Dhe me suksesin e kësaj kënge, Zayn nuk e ka lënë që t’i shpëtojë mundësia nga duart për të hequr ndonjë gur nga këpucët. Ai iu kundërpërgjigjet hidhur të gjithë atyre që thanë se “duhet ta linte muzikën për shkak se nuk ishte për këtë punë”. “Mesa duket të gjithë jemi të mirë për të bërë punët që nuk duhet të bëjmë” ishin fjalët pa shumë dorashka të Zayn, në fund të të cilave ka qeshur me ironi. Duhet thënë që këtë herë vërtetë i takonte se qesh mirë kush qesh i fundit.

zaymaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994