INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braktisen fëmijët shqiptarë në BE, deklaratat shqetësuese të Avokatit të Popullit

Braktisen fëmijët shqiptarë në BE, deklaratat shqetësuese të Avokatit të Popullit

Publikuar më: 09:23 05-09-2017

Një deklaratë shumë e fuqishme ka ardhur nga Avokati i Popullit për braktisjen e fëmijëve shqiptarë në BE.

Ai ka bërë apel këtë të martë për më shumë përpjekje për zgjidhjen e këtij fenomeni shqetësues për fëmijët shqiptarë të braktisur në vendet e huaja. Në një deklaratë, ky institucion nënvizon se strukturat shtetërore përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të goditur shkakun e këtij fenomeni, që është sipas tij varfëria.

“Shpesh raportohet se menjëherë sapo udhëtojnë drejt vendeve perëndimore, kryesisht drejt Italisë, prindërit e familjeve të varfëria shqiptare udhëzojnë fëmijët e tyre të mitur që të vetëdeklarohen në mënyrë fiktive të braktisur dhe të përfitojnë kështu mbrojtje sociale, sikurse është detyrim ligjor në vendet e BE-së”, thuhet në deklaratën për shtyp. 

Sipas Avokatit të Popullit ky fenomen shkaktohet nga mos menaxhimi i duhur i këtij problemi dhe nuk harron të theksojë që mekanizmat shtetëror nuk funksionojnë, rrjedhimisht nuk bëhet i mundur  parandalimi i këtij fenomeni  dhe kthimi në shtëpi i fëmijëve të braktisur.

“Zgjidhja më e mirë e problematikës është vetëm zgjidhja e çështjeve në burimin e tyre, ndaj edhe qeveria shqiptare duhet ta shohë këtë zgjidhje me përparësi e t’i përkushtojë asaj të gjitha mjetet e duhura”, shton më tej Avokati i Popullit.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613