Nëse ish-banorin e Big Brother, Bjordi Mëzini nuk po e shihni më në Shqipëri mos u çuditni.
Prej pak javësh, regjizori është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York bashkë me të dashurën e tij, Jonën.
Këtë e ka treguar vetë ish-banori, i cili në Instagram i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ndjekësit i kanë drejtuar.
I pyetur se sa do të qëndrojë përtej Atlantikut, Bjordi është përgjigjur që shpreson të qëndrojë përgjithmonë dhe i gjendur mes Shqipërisë, Italisë, Austrisë dhe SHBA, ai zgjedh [padyshim] Amerikën.
Duket se Bjordin do ta shohim në Shqipëri vetëm për pushime tashmë.