Mbremja e sotme ka qenë ‘zjarr fare’ në Eurovision dhe Shqipëria është paraqitur denjësisht në natën e parë. I pari që performoi ishte Eugen Bushpepa me këngën “Mall” dhe ia doli të fitonte zemrat e publikut në sallë teksa u duartrokit pafund dhe jo vetëm. Më pas performoi edhe shqiptarja Eleni (Entela) Foureira me këngën e saj “Fuego”, e cila u kualifikua e treta për në finale e madhe, shkruan intv.al.
Të gjithë ishim në tension nëse do kualifikoheshim në finale apo jo edhe rezutati ishte ajo që shumë prej nesh shpresonim: Eugenti ia doli dhe Shqipëria është kualifikuar për në finale! Me poshtë mund të shihni momentin e shumëpritur.