Një kullë ne Brazil është shembur, pas zjarrit që shpërtheu në mes të natës.
Gjithçka ndodhi në Sao Paulo, në ndërtesën 26-katëshe, ndërkohë që pamjet janë filmuar dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Më shumë se 150 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që shkrubuan ndërtesën.
Aktualisht një person është konfirmuar i vdekur, por dyshohet se numri do të rritet pasi mendohet se ka viktima brenda rrënojave.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri duket me të vërtet i frikshëm.