INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brazili i artë fiton me penallti ndaj Gjermanisë, shpallet kampion olimpik [VIDEO]

Brazili i artë fiton me penallti ndaj Gjermanisë, shpallet kampion olimpik [VIDEO]

Publikuar më: 09:56 21-08-2016

Brazili ka fituar për herë të parë medaljen e artë në futboll në Lojërat Olimpike, dhe ku tjetër përveç se në vendin e vet, para tifozëve. Jo vetëm që ka thyer mallkimin pasi ka fituar titullin e parë olimpik, por fitorja ka një vlerë më të madhe, pasi mundën në finale, Gjermaninë, duke u hakmarrë në një farë mënyre për atë humbje 7-1 në Botëror.

Nuk mjaftuan 90 minuta për të vendosur fatin e kësaj ndeshje teksa Neymar kalon Brazilin në avantazh me anë të një super goli nga një goditje standarde. Gjermanët barazojnë në fillimin e pjesës së dytë me anë të Meyer. Me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati mbeti i pandryshuar, duke shkuar drejt ruletës së penalltive. Përsëri protagonist kapiteni Neymar, i cili shënoi penalltinë vendimtare që i dha “Selecaos” olimpike fitoren 5-4. Pas përfundimit të ndeshjes, ylli i Barcelonës, dha një deklaratë ku njoftoi se nuk do të jetë më kapiten i Brazilit.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082