INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brazili nis kërkimet për ar në Amazona

Brazili nis kërkimet për ar në Amazona

Publikuar më: 09:55 24-08-2017

Qeveria e Brazilit ka berë gati një rezervë të madhe kombëtare në Amazona për të hapur një zonë të madhe minierash.

Zona, që mbulon 46,000 km katrorë shtrihet në shtetet veriore të Amapas dhe Paras, dhe mendohet të jetë e pasur me ar dhe minerale të tjera.

Qeveria tha se nëntë zona të ngjashme brenda Amazonës do të vazhdojnë të mbrohen ligjërisht.

Por aktivistët kanë shprehur shqetësim se këto zona mund të dëmtohen jashtë mase.

Një dekret i Presidentit brazilian,  Mishel Temer,  zyrtarizoi kërkimet në zonën e mbrojtur të njohur si Rezerva Kombëtare e Bakrit.

Madhësia e saj është më e madhe se Danimarka dhe rreth 30% e saj do të jetë e hapur për minierat.

Ministria e minierave dhe e energjisë thotë se zonat e mbrojtura pyjore dhe rezervat indigjene nuk do të preken.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375