Dani Alvesh është zyrtarisht futbollisti më i suksesshëm në histori përsa i përket numrit të trofeve që ka fituar.
Zyrtarizimi i PSG si kampione, i dha brazilianit zyrtarisht trofeun e tij të 42, si asnjë tjetër më parë.
Alvesh e ndante vendin e parë me egjiptianin Hosam Hasan, i cili kishte koleksionuar plot 41 trofe, por tashmë mbrojtësi është i vetëm në krye. Ai mund të rrisë rekordin në 43 trofe nëse Parisi fiton Kupën e Francës.