“Pop Star-i shqiptar, zëri i së cilës u ngatërrua me atë të Rihanna-s”.
Ky ishte titulli i artikullit që një ndër website-et më të njohur rozë Breathe Heavy shkroi për këngëtaren Era Istrefi. Bukuroshja tashmë po merr vëmendjen e të gjithë botës dhe ky me siguri është një hap shumë i madh në karrierën e saj. Portali online shkroi se në kohën kur të gjithë po presin me padurim bashkëpunim e supozuar mes Rihanna-s dhe Major Lazer, njerëzit u konfuzuan kur dëgjuan këngën “BonBon” pasi menduan se ishte RiRi.
Në fakt më pas ata zbuluan se ishte një tjetër artiste shumë e talentuar e cila këndon në gjuhën e saj dhe gjithnjë bën një ndërthurje mes shqipes dhe anglishtes. Gjithashtu stili i Erës ka rënë në sy dhe Breathe Heavy shkruan: “Edhe pse është një video me buxhet të ulët, Era e ka bërë të duket fantastike me lëvizjet e saj prej Pop Star-i dhe xhupin e saj me pellush rozë i cili tashmë është ikonik.”
Me siguri Era është ndier shumë mirë dhe nuk ka nguruar ta postojë këtë artikull nëpër rrjetet e saj sociale. Tashmë Erën mund ta gjeni edhe në Twitter nën nickname-in @Strefie. Bukuroshja është shumë shkallë më lart dhe suksese të tjera me siguri e presin. Ne urojmë ta shohim lart e më lart…