Në Himarë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një mjet lundrues ka masakruar për vdekje një pushues që po notonte. Mësohet se mjeti lundrues i ka kaluar mbi trup duke i prerë gjymtyrët dhe i ka shkaktuar prerje nëpër trup. Edhe pse pushuesi është dërguar në spital nuk ka mundur që të mbijetojë. Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj.
Pas aksidenti mjeti që ka goditur pushuesin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet në lidhje me të.