INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bregdeti shqiptar po ‘zaptohet’ nga të huajt

Bregdeti shqiptar po ‘zaptohet’ nga të huajt

Publikuar më: 08:34 08-10-2018

Pronat në brenget lakmohen gjithmonë e më shumë nga të huajt. Janë pikërisht të huajt vijojnë të mbajnë në lëvizje tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. Sipas agjencive kryesore në vend, arsyeja kryesore mbeten çmimet e lira, ndërsa blerësit kryesorë janë nga vendet e rajonit, të cilat nuk kanë dalje në det. Përmirësimi i infrastrukturës po tërheq blerës në Durrës. Por të huajt kanë zgjedhur që të futen në tregun e pasurive të paluajtshme nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme.

Përveç të huajve, ka pasur interes edhe nga shqiptarët e diasporës dhe Kosovës. Por të huajt kanë treguar një kujdes të veçantë edhe për dokumentacionin e pronës që ata kanë zgjedhur që të blejnë. Sipas agjencive sado që ofertat e tjera mund të kenë qenë tërheqëse, por pa dokumentacion, ajo kërkesë është anuluar menjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040497779846191