Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partsë Demokratike, deputetja Majlinda Bregu ka dalë nga ambientet e Selisë ku edhe ka bërë një deklaratë të fortë për media.
Bregu ka shprehur sërish qëndrimin e saj kundër bojkotit të zgjedhjeve, duke shtuar se pas kësaj situate Partia Demokratike duhet të rindërtohet.
“Mendimet që kam patur nuk i kam thënë për herë të parë, ka edhe të tjerë që mendojnë si unë. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni.
Moszhvillimi i zgjedhjeve nuk mund të konsiderohet si fitore. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore.
Më shqetësojnë demokratët që nuk do të jenë të përfaqësuar. Pas kësaj situate, PD duhet të rindërtohet”, u shpreh Bregu.