Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu është parë këtë të shtunë me diplomaten e BE Romana Vlahutin teksa pushonin në vilat qeveritare në Durrës. Nuk dihet arsyeja e takimit të tyre, por duhet thënë se miqësia e Bregut me Vlahutin nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Gjithashtu mësohet se gjatë asaj kohe tek vilat qeveritare në Durrës ishte edhe Kryeministri Rama. Ish-ministrja Bregu njihet për qëndrimet kritike ndaj liderit të opozitës. Ajo ishte pjesë e anëtarëve të Partisë Demokratike që kërkuan dorëheqjen e kreut të PD Lulëzim Basha pas humbjes së thellë që pësoi kjo force politike në zgjedhje.