Majlinda Bregu e cila mban postin e Kryetares se Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian ka deklaruar ditën e sotme nëpërmjët një statusi në rrejtin Facebook se me 9 shtator i mbaron mandati i detyrës që mban.
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu bëri një rezyme të punës së saj në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Në faqen e saj në “Facebook”, Bregu dha edhe një mesazh për politikanët që e shpërfillin procesin e integrimit.
Jo pa keqardhje që nuk do të jetë më në krye të këtij Këshilli, Bregu, e cila u la jashtë parlamentit nga Lulzim Basha, shkruan se nuk e di kush do ta drejtojë në vitet në vijim nga Parlamenti, por shpreson që t’a forcojë e t’i japë dinamikë sfidave të procesit të negocimit për anëtarësim që Shqipëria duhet të përballë.
STATUSI
Detyra ime ne krye te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian, perfundon me 9 Shtator.
Dhe aty, ne Parlament, ne vend te Mirupafshim, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me "kokefortesi te qendrueshme"qe e duan Shqiperine si gjithe Europa!
Shkolla Verore Europiane 2017!
Ne 2015, kur ne Parlament ngritem per here te pare Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, te parin forum ku jemi ulur te gjithe: Maxhorance, Opozite, Presidence Prokurori, Biznes, Universiteti, Media,Shoqeri Civile dhe te gjitha institucionet e tjera te pavarura, pakkush besonte se do te arrinte te gjente vend e te merrte kuptim ne panoramen e strukturave ekzistuese te procesit te gjate te te berit Shqiperine si gjithe Europa.
Por pas dy vitesh, brenda "panairit tone politik rraskapites" ,- sic thote Kadare, -ia dolem t' i japim ketij forumi, ngjyren e debatit te hapur e jo monoton, larg patetizmit pa brume e logjike feminore, " vese" keto politikanesh qe shkelqejne me kotesine e tyre.
U binda keto vite edhe me shume se pjesa me e madhe e politikaneve-koti, jane paturpesisht shperfilles ndaj fuqise reale transformuese qe bart ky proces.
E thene ndryshe, nuk jane serioze ne perkushtimin e tyre ndaj Europianizimit te Shqiperise.
Nuk di kush do ta drejtoje ne vitet ne vijim nga Parlamenti, Keshillin Kombetar te Integrimit Europian, por shpresoj shume qe ta forcoje e t'i jape dinamike sfidave te procesit te negocimit per anetaresim qe Shqiperia duhet te perballe. Pa droje, pa meri, pa urrejtje dhe pa u dorezuar sigurisht.
Detyra ime ne krye te ketij Keshilli, perfundon me 9 Shtator.
Dhe ne vend te Mirupafshim, aty, ne Parlament, do te organizojme Raundin e Dyte te Shkolles Verore Europiane, per te identifikuar te tjere shqiptare me "kokefortesi te qendrueshme" qe e duan Shqiperine si gjithe Europa!