Nëse mendoni se këngëtarja me origjinë shqiptare u soll si një personazh i zakonshëm duke e festuar ditëlindjen në klub nate, gaboheni.
Dje Dua ka festuar 22-vjetorin e saj në një festë që ishte më “familjare” se shumica e atyre që organizojnë VIP-at në përgjithësi. Një ditëlindje në kopësht, ku natyrisht pijet nuk munguan, por as ushqimet dhe muzika. Madje duket se ishte një festë jo vetëm për të rritur, por për të gjithë familjen, siç duket edhe nga postimet e yllit të shumë hiteve në Instagram. Ishte vetë kjo e fundit që nëpërmjet publikimeve në Insta Story i futi të gjithë fansat e saj në brendësi të ditëlindjes.