Ditën e djeshme vajza e çiftiti të njohur të ekranit, Ajka ka festuar ditëlindjen e parë. Mes miqsh e të afërmish Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku organizuan një festë të paharueshme për të voglën e tyre. Së fundmi kanë dalë disa pamje nga organizimi, por sigurisht që “qershia mbi tortë” ishte pikërisht e vogla, Ajka.
Ajo mbante veshur një fustan të kuq, njësoj si e ëma e saj dhe këtë na e treguan miqtë e çiftit nëpërmjet fotove e videove të postuara në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Xhensila dhe Besi shfaqen duke kërcyer me vogëlushen nën tingujt e këngës "Çelësi i zemrës".
Pastaj në një video të publikuar nga Olsi Bylyku në instastory mund të dallohet më mirë portreti i Ajkës dhe ju mund të vendosni se kujt i ngjan më shumë, Besit apo Xhensilës.
Edhe pse këto imazhe të Ajkës arritën të qarkullojnë, me siguri do të jenë të vetmet që do kemi nga ajo, pasi Xhensila dhe Besi janë të vendosur që ta mbajnë vajzën e tyre larg syve të publikut.