Mes shumë puthjesh dhe përqafimesh, kështu kaloi ditëlindja e një prej producentëve më të mirë muzikorë në Shqipëri. Flori ka festuar dje ditëlindjen e tij të 36-të dhe që në orët e para të mëngjesit miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të mirë kanë postuar urime të veçanta për kompozitorin dhe mikun e tyre.
Vetë këngëtari nuk ka nuk ka zbuluar asnjë detaj nga surprizat që ka marrë deri më tani. Por kolegët e tij i kanë postuar në Instagram, mirëpo të gjithë do ishim kuriozë të dinim nëse në këtë festë ka qenë ose jo, moderatorja e njohur Liberta Spahiu e cila përflitet për një lidhje të mundshme me Florin.
Këtë kureshtje na e shoi vetë Liberta duke postuar disa foto nga pushimet e saj në Hong Kong. Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në poza me bikini, ndërsa vë në pah trupin e saj.
“Shkoj edhe kjo verë… e udha e mbare i qoftë. Cila është stina juaj e preferuar?”, ka shkruar prezantuesja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.