Moderatorja Arbana Osmani prej ditësh tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi dhe thuajse e përditë e shohim të gatuajë dhe të shpërndaje receta nga më të ndryshmet.
Por këtë herë dikush tjetër ka vendosur të gatuajë për të dhe ta surprizojë.
Arbana Osmani mbrëmjen e së premtes ka vendosur të darkojë me të dashurin e saj të zemrës, Eduartin në shtëpi duke i dhënë edhe çifteve një super ide që rutina e karantinimit të mos ndikojë lidhjen tuaj. Arbana është bërë gati njësoj sikur të dilte për një darkë me fustan dhe taka e kuruar deri në detaj, ndërsa kuzhinieri special, Eduarti, ka gatuar sushi për moderatoren.
“Takim mbrëmjeje. Sigurisht në shtëpi”– shkroi prezantuesja e njohur.