Make-up, kujdes për flokët dhe trupin. Në këtë mënyrë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora bëhet gati në avion për të mbërritur në sfilatën e Prada, në Milano.
Sigurisht këngëtarja është një e ftuar speciale. Mesa duket Rita ka një axhendë shumë të ngjeshur një javë më parë ajo ndezi Prishtinën, më pas u shfaq në BritAwards e tashmë do të shfaqet në kryeqytetin e modës Milano.
Fotot e mëposhtme Rita i ka publikuar në Instagram duke na treguar sesi po përgatitet për të marrë pjesë në sfilatë dhe duket shumë e emocionuar. Avioni duket një garderobë e vërtetë.
E në fakt ajo duket shumë në formë…e shumë hot.
Rita ka publikar edhe ftesën që Donatella Versace i ka dorëzuar duke e falenderuar.