Adelina Tahiri është dalluar gjithnjë për blerjet e shtrenjta apo udhëtimet luksoze që bën.
Edhe pse nuk e shohim shpesh në koncerte, këngëtarja e ka shprehur edhe më herët se është familja që ia siguron këtë lloj jetese. Madje ka dashur ta theksojë mirë këtë pjesë pas lajmëve sipas të cilave, pas dhuratave apo blerjeve të saj fshihej një mashkull. Pasi bleu vilën e saj personale në një rezidencë në Prishtinë, 25 vjeçarja po shijon pushimet luksoze në Santorini. Ende nuk dihet në shoqërinë e kujt ndodhet atje pasi deri tani ka shfaqur vetëm veten, megjithatë fotot dhe videot që poston e përcjellin më së miri gjendjen relaksuese që po përjeton Adelina.