INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda shtëpisë luksoze të Turit dhe Orindës [FOTO]

Brenda shtëpisë luksoze të Turit dhe Orindës [FOTO]

Publikuar më: 15:01 22-11-2017

Komode dhe e ngrohtë.

Këto janë përcaktimet e para që të vijnë ndërmend kur sapo sheh ambientet e brendshme të shtëpisë së çiftit të ri, Turjan Hyska dhe Orinda Huta. Si duket, ata sapo e kanë përfunduar arredimin e shtëpisë së re dhe këto janë fotot e para. E rehatuar në një divan të madh, me oxhakun e ndezur, Orinda zbulon këndin e saj të preferuar si dhe shprehet: "Gjithmonë kemi pasur të njëjtin problem në shtëpitë e prindërve apo edhe në shtëpitë e tjera ku kemi jetuar bashkë: Nuk qëndronim dot shtrirë nga i njëjti krah, sepse s’kishte hapësirë mjaftueshëm. Kështu që investuam në një divan të bollshëm dhe të rehatshëm për të mos goditur më njëri-tjetrin me shkelma".

Gjithashtu këngëtarja nuk harron të thotë edhe se pas martesës ka gatuar shumë duke e konsideruar edhe kuzhinën si një kënd të preferuar në shtëpinë e saj. "Mua më pëlqen të qëndroj me veten kur gatuaj. Një vakt në ditë vetë ta gatuash është kënaqësi personale besoj", thotë Orinda. 

61082-640-0-5a149f52ca3e9.png

61080-640-0-5a149f52c8bc5.png

61081-640-0-5a149f52c98b5.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656