Shtëpia e re e Harry Styles na ka lënë pa fjalë.
Ish anëtari i One Direction ka blerë një pronë të re, për vlerën e 6.9 milionë dollarëve. Shtëpia ka vetëm 3 dhoma dhe 6 banjo, ndërkohë që është e pajisur edhe me një pishinë gjigande. Prona prej 4 mijë e 100 metrash katrorë është e pozicionuar në zonën perëndimore të Hollywood-it, duke qenë se Harry vendosi të shkëpuste lidhjet me Beverly Hills kur shiti rezidencen e tij të mëparshme, për 3.1 milionë dollarë. Shtëpia e re e artistit i ka të gjitha lukset, duke përfshirë këtu një kinema brenda në ndërtesë, një palestër, dhe një tarracë të madhe. Harry duket se ka marrë zyrtarisht pushimet!