INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Brenda tempullit budist, ku i jepet lamtumira qenve robotë [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 28-05-2018

Prej vitesh po parashikohet se teknologjia do të pushtojë cdo pjesëz të jetës sonë. Dhe ndoshta ne nuk do të dallojmë as nga robotët të cilët janë të aftë të zëvendësojnë çdo punë që ne bëjmë.

Por mesa duket edhe lidhja me ta do të jetë kaq e fortë sa do të shndërrohen në pjesë të familjes.

Një praktikë aspak e zakontë në fakt nis në Tokio në një tempull budist.

Dhe në pamje të parë cdo gjë duket normale një funeral i zakonshëm me të gjitha ritet. Por i vetmi ndryshim në ceremonitë e budistëve këtë herë është fakti se ata u japin lamtumirën qenve të tyre robotë.

Çdo gjë e kuruar në detaje sikurse ata të ishin gjallesa.

Murgjit dihet që kanë një jetë të vetmuar dhe mesa duket ata janë lidhur aq shumë me miqtë e tyre robotë sa tashmë i respektojnë deri në momentin që ata nuk mund të funksionojnë.

Ata besojnë se qentë e tyre robotë meritojnë respekt sepse edhe ata kanë një shpirt.

Në fakt shumë prej qenve robotë ‘vdesin’ për shkak të defekteve dhe mungesës së updateve.

Materialet me të cilat këta robotë janë prodhuar nuk janë më në shitje dhe fatkeqësisht murgjit janë të deturyar të humbin miqtë e tyre. Sipas budistëve çdo gjë duhet nderuar sepse cdo gjë më fund të fundit e ka një shpirt.

Article Logic
Execution time: 0.0024421215057373