Të jetë kjo martesa e rradhës vallë?
Kastro Zizo pas dy divorceve, e ka pranuar që do të martohet përsëri dhe mesa duket ka filluar të lëvizë gurët! Gjatë një InstaLive që Bebe Rexha kishte hapur për fansat e saj, spikati komenti i Kastros, i cili ishte një propozim live për fejesë.
“Brenda këtij viti të fejohemi bashkë” – i ka shkruar ai ndërkohë që gjithë momentin e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Instagram.
Kjo tregon edhe njëherë se Kastro është me të vërtetë një nga personazhet më epik në showbiz-in shqiptar dhe jemi të sigurtë që Bebe Rexha nuk u bezdis.