INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Breshëri kallashnikovi në Elbasan, plagoset dy persona, njëra efektive e policisë

Breshëri kallashnikovi në Elbasan, plagoset dy persona, njëra efektive e policisë

Publikuar më: 10:26 06-06-2016

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së Gjykatës së Elbasanit. Mësohet se nga të shtënat me breshëri kallashnikovi kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja. 

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka mbetur i plagosur Bledar Mucja si dhe një punonjëse policie e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Thuhet se policja ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve, disa persona të armatosur kanë hapur zjarrë me kallashnikov pranë Gjykatës së Elbasanit, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Bledar Mucja, është një emër i njohur për policinë e Elbasanit. Mucja është mik i Florenc Capjes, një emër u njohur për policinë e Elbasanit dhe për hasmërinë me disa fise në këtë qytet. Në media thuhet se dhe Florenc Çapja ka qënë i pranishëm në momentin që ka ndodhur ngjarja por nuk është dëmtuar nga të shtënat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609