Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Gjykatës në qytetin e Elbasanit. Nga raportimet e para bëhet e ditur se plumbat kanë plagosur një person. Mësohet se i plagosuri me iniciale D.K është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë gjykatës së rrethit. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.