Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se te Kali i Trojës në Vlorë, është goditur me armë zjarri shtetasi 28 vjeçar Arlind Lulushi i cili është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Vlorës ku ka hyrë në operacion. Ai është shoqëruar me makinat e policisë drejt spitalit raportojne burime te Neësbomb.al. Sipas informacioneve të para nga spitali i Vlorës, 28 vjeçari është në gjendje të rëndë. I plagosuri, i cili punonte në një pikë bastesh, i ka shpëtuar më parë një atentati të ngjashëm.