Qytetarët e Vlorës janë terrorizuar pasditen e sotme, pas disa të shtënave me armë zjarri në ajër. Mirëpo fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që autori i shkrepjes së armës është larguar me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në vendin e njohur si “Kali i Trojes” ku mësohet se një person ka qëlluar të paktën dhjetë herë në ajër me një armë automatike.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe njofton se ka nisur hetimet e po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.