INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brexit - Gjashtë vendet themeluese të BE,  në Berlin për të diskutuar për Britaninë

Brexit - Gjashtë vendet themeluese të BE, në Berlin për të diskutuar për Britaninë

Publikuar më: 10:38 25-06-2016

Votimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë bllokun, krijoi trazira të shumta. Për këtë arsye, gjashtë vendet anëtare themeluese të Bashkimit Europian janë mbledhur në Berlin për bisedime të mëtejshme në lidhje me këtë votë. Ministrat e jashtëm nga Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të shqyrtojnë procesin dhe shpejtësinë e daljes së Britanisë nga Unioni.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier është shprehur se BE nuk duhet të kalojë në paralizë dhe se nuk duhet të futet në depresin nga Brexit.

Mbretëria e Bashkuar votoi në një referendum, ku 52% e qytetarëve votuan pro daljes nga BE dhe 48% pro qëndrimit në BE. Menjëherë pas këtij vendimi kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766