Pas votës së Britanisë për t’u larguar nga BE, komisionieri britanik i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hill ka dhënë dorëheqjen. Nëpërmjet një deklarate për mediat ai tha se nuk ishte më e drejtë që të vazhdonte detyrën në krye të komisionerit në krye të shërbimeve financiare.
Hill tha se do të qëndrojë për një periudhë prej disa javësh për të siguruar një dorëzim të rregullt.
Jonathan Hill ëshrë një prej aleatëve të ngushtë të kryeministrit David Cameron. Ai kishte argumentuar për Britania e Madhe që të mbetet në BE. Dorëheqja e tij, është e dyta pas asaj të kryeministrit Cameron.