INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brexit, kryeministria Theresa May tregon se kur fillon plani për daljen e Britanisë nga BE

Brexit, kryeministria Theresa May tregon se kur fillon plani për daljen e Britanisë nga BE

Publikuar më: 15:38 02-10-2016

Plani për daljen nga Bashkimi Europian është gati dhe Britania e Madhe do të nisë më shpejt nga se pritej procedurat e divorcit me Bashkimin Europian.  Kryeministrja Theresa May, në një intervistë për BBC deklaroi se Britania do të nisë procesin për tu larguar nga BE në mars të viti 2017.

May premtoi gjithashtu një ligj për shfuqizimin e marrëveshjes që vulosi hyrjen e Mbretërisë së Bashkuar në union. I ashtuquajturi “European Communities Act”, i nënshkruar në 1972-shin i dha shtysë zbatimit të të drejtës komunitare dhe me shfuqizimin e këtij akti, Britania e Madhe do të shkëputet zyrtarisht nga Bashkimi Europian.

Ky, - siç tha May për BBC-në, - është hapi i parë për ta bërë sërish Britaninë një vend sovran e të pavarur. Në këtë mënyrë, kryeministrja shpreson t’i japë fund presioneve të disa pjesëtarëve të rëndësishëm të partisë së saj, që i kërkonin të shfuqizonte menjëherë aktin e 1972-shit, e për të prezantuar planin për divorcin nga unioni.

Pavarësisht sondazheve që flasin në favor të konservatorëve, në intervistën e saj, May përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas saj do të shkaktonin paqëndrueshmëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559