Parlamenti britanik nuk e ka miratuar votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit kryeministrja Theresa May tha: “Parlamenti shprehu besimin në qeveri. Do të garantojmë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit. Në do të mbajmë premtimin që iu kemi bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexiti.
Por Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, por edhe deputetët e Liberal Demokratëve, e bënë të qartë që nuk do të nisin negociata nëse May nuk përjashton mundësinë e një “divorci” pa marrëveshje.
May propozoi takime mes parlamentit dhe qeverisë për të arritur një zgjidhje. Votimi u bë një ditë pasi Ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke krijuar kaos në procesin e “Brexit” dhe duke nxitur votën e mosbesimit ndaj qeverisë.
Kundërshtimi pritej, por jo shkalla e pakënaqësisë, pasi 432 vota kanë qenë kundër planit të kryeministres britanike dhe 202 kanë mbështetur atë. Ky rezultat ka treguar edhe udhëheqjen e brishtë të lideres May në Britani.