Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, ka bërë klubet e Premier League, por jo vetëm, të nisin edhe njëherë të mendojnë për merkaton e janarit, por këtë radhë shumë më ndryshe se herët e tjera.
Manchester City e United, Chelsea, Liverpool apo edhe Arsenal janë klubet që njihen si emrat që “bëjnë ligjin” në kampionatin anglez, duke qenë se ndër vite kanë bërë merkato të bujshme dhe kanë afruar yje nga çdo vend i Europës.
Por, me daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian, shumë prej tyre do të duhet të largohen andej nga kanë ardhur, pasi do të konsiderohen ekstra-komunitarë dhe numri i tyre do të jetë i limituar.
Aktualisht, në Angli mund të luajë çdo futbollist që gëzon një pasaportë europiane pa asnjë problem, por me “Brexit”, do të luajnë pa problem vetëm ata që kanë një pasaportë british.