INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brindisi- 21 shqiptarëve u mohohet hyrja në Itali

Brindisi- 21 shqiptarëve u mohohet hyrja në Itali

Publikuar më: 14:52 26-03-2016

Policia italiane në bashkëpunim me policinë kufitare të Brindizit kanë shtuar masat e sigurisë  në Port. Në të gjithë territorin Italian dhe në pikat strategjike të vendit, policia italiane ka ushtruar  gjatë orëve të fundit operacionin e një kontrolli të jashtëzakonshëm në Portin e Brindisit.

Ky operacion është pjesë e planit të sigurisë “Impakti i Madh i Adriatikut faze 4”, i cili ka si qëllim luftë kundër emigracionit klandestin, kryesisht të personave që mbërrijnë nga portet greke e shqiptare.

Operacioni i kontrollit i kryer gjatë orëve të fundit në portin e Brindisit ndaj të gjitha anijeve të mbërritura nga Shqipëria e Greqia, ka çuar në mohimin e hyrjes në territorin italian të 21 shqiptarëe, 1 prej tyre është arrestuar, e 1 person tjetër është denoncuar.

Gjithashtu janë sekuestruar 21 kg cigare kotrabandë, në bordin e një automjeti.

21 shqiptarëve që u është mohuar hyrja në Itali u janë gjetur parregullësi në dokumentacione për të udhëtuar të lirë në zonën Shengen.

Ndërsa ndaj shqiptarit të arrestuar ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar kohë më paë nga Prokuroria e Provincës së Arezzos.

Gjatë kontrollit në Portin e Brindizit ishte e pranishme dhe policia kufitare gjermane në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga Ministritë e Brendshme të dy shteteve.

Policia italiane ka ushtruar një kontroll të kujdesshën ndaj të gjithë pasagjerëve të mbërritur nga Shipëria e Greqia, ndaj automjeteve të tyre e automjeteve me ngarkesë mallrash.

Janë kontrolluar 4.768 persona, prej të cilëve 2928 janë extrakomunitarë si dhe 1.075 automjete.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024828910827637