INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Briseida Shehaj  zbulon arsyen e largimit nga posti i Drejtoreshës së Tatimeve

Briseida Shehaj zbulon arsyen e largimit nga posti i Drejtoreshës së Tatimeve

Publikuar më: 12:41 24-09-2016

Briseida Shehaj gjatë një prononcimi të bërë sot ka zbuluar edhe arsyen  pse dha dorëheqejn si drejtoreshë  e Tatimeve duke thënë se kishte marrë një propozim për një detyrë të re më të mirë.  

 “Mora propozim për një detyrë më të mirë dhe dhashë dorëheqjen nga Drejtoria e Tatimeve. Akoma nuk e kam marrë me shkrim vendimin për emërimin në detyrën e re. Motivi i largimit nga Tatimet është sigurisht detyra e re që është më e mirë”.

Pas largimit të Shehajt, vendin e saj do ta zërë  Vasilika Vjerro, e cila deri më tani ka qenë drejtore e QKR.

Pas kësaj, në drejtorinë ë tatimeve janë bërë edhe një sërë ndryshimesh.

Briseida Shehaj do të ulet në postin e zv/ ministres së Ekonomisë.

Vasilika Vjero do të jetë Drejtoreshë e Tatimeve, duke zëvendësuar Shehajn.

Pranvera Fagu do të ulet në postin e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

Bejla Ikonomi do të jetë Drejtoresha e re e Doganave duke zëvendësuar Fagun. Ikonomi qenë këshilltare ekonomike e kryeministrit Rama.

Irena Beqiri do të ulet në postin e këshilltares ekonomike të kryeministrit Rama, duke zëvendësuar Ikonomin.

Genc Meta bëhet zv/ ministër i Financave do të ulet në postin e mbajtur nga Beqiri

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377