INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Brishtësia”, hapet ekspozita nudo në Tiranë, mësoni detajet [FOTO]

“Brishtësia”, hapet ekspozita nudo në Tiranë, mësoni detajet [FOTO]

Publikuar më: 11:19 25-01-2018


Ekspozitat nudo nuk mund të quhen më një tabu që duhet thyer, pasi shumë ekspozita të tilla janë hapur vitet e fundit në Shqipëri. “Brishtësia” është ekspozita më e fundit nudo e cila është hapur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.Ekspozita përmban 40 vepra nga 25 artistë të cilat janë nga Shqipëria, Kosova dhe një artiste nga Zvicra.

Figura njerëzore mbetet në qendër të artit për bukurinë dhe brishtësinë që ka. Aspektet e fshehura të figurës njerëzore bëhet një temë shumë e rëndësihmë për artistët për të eksploruar përgjatë periudhave kohore. Punimet nudiste dhe skulpura shprehin emocione, subjekte dhe fushëpamje të jetesës. Subjektet nudiste nuk janë të kopjuara nga natyra por ata transformohen nga artistët si objekt estetike.

collageeks1.jpg

“Ideja lindi shumë thjeshtë, galeria ka pasur ne dispozicion të saj një numër të konsiderueshëm veprash të artistëve, të cilat formonin ciklin e nudove dhe kështu u mor një vendim për të hapur një ekspozitë të tillë.Ekspozita ka për qëllim të shpërndajë mesazhe artistike dhe të prezanojë veprat e artistëve” tha Kristina Dibra, asistente në galerinë Kalo në një intervistë për In Tv.

 collageeks2.jpg

Artistët kontribuojnë për fiksimin e pikturave seksuale, ndjenjave erotike të cilët i zbulojnë tek modelet nudist. Arti nudist dominohet nga gratë kjo pasi është shumë e vështirë për të pasur burra si model.

“Ideja e kësaj ekspozite është që të promovojmë artin shqiptar, artistët duke ftuar kështu të gjithë të rinjtë që të jenë pjesë e sa më shumë aktiviteteve kulturore” shtoi më tej znj. Dibra.

Në ekspozitë ishin të pranishëm shumë personalitete nga bota e artit por nuk munguan as politikanë të njohur të cilët e panë nga afër ekspozitën.

collageeks3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015559196472168