Dy persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin kryeministren britanike Theresa May.
Mediat britanike të cilat citojnë burime policore shprehen se kreu i Doëning Street do të vritej gjatë një sulmi kamikaz. Ata do të shkaktonin rrumujë e më pas do të godisnin me thikë kryeministren.
Raportohet se janë arrestuar një 20-vjeçar Zakariyah Rahman dhe 21-vjecari Mohammed Imra.
Ata do të dalin para gjykatës ndërsa akuzohen për terrorizem pasi njihen edhe si mbështetës të ISIS.
Pas këtij lajmi është përforcuar edhe siguria ndaj May.
Britania e Madhe shpesh herë ka qënë objektiv I sulmeve terroriste të cilat kanë shkaktuar me dhjetra viktima e të plagosur.