INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britani, pas 28 vitesh zbulon se në sy i kishte mbetur një lente

Britani, pas 28 vitesh zbulon se në sy i kishte mbetur një lente

Publikuar më: 16:59 16-08-2018

Pas plot 28 vitesh zbulon se ka një lente kontakti në sy.

Është kjo historia e një gruaje, në Britani të Madhe, e cila kishte humbur lenten pas një goditjeje të pësuar gjatë një ndeshjeje “badminton” në moshën 14-vjeçare.
28 vjet më vonë, rastin e zbulon një okulist gjatë një rezonance në sy.

Gruaja, tashmë 41 vjeçe, i ishte nënshtruar disa analizave mjekësore për probleme në syrin e majtë: qepalla ishte fryrë dhe rezultonte të kishte prekur edhe syrin. Okulisti që e vizitoi, i ka bërë një rezonancë dhe mjekët gjetën një cist 8 milimetër, në brendësi të të cilit ndodhje një lente e ngurtë e humbur në atë ndeshje 28 vjet më parë.

Ka qenë nëna e pacientes ajo që ka kujtuar incidentin në sy, gjatë të cilit gruaja është goditur nga topi i përdorur gjatë lojës. Vetëm pas zbulimit të lentes, gruaja ka rikujtuar që herë pas here qepalla “i binte” pak, por pa i dhënë shqetësime të veçanta.

“Ndoshta lentja ka hyrë në qepallat e sipërme pas traumës, – shkruajnë autorët që kanë rindërtuar historinë në revistën mjekësore, – dhe ka qëndruar aty për plot 28 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285