INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania e Madhe ‘nën pushtetin’ e krimeve. Policia jep alarmin

Britania e Madhe ‘nën pushtetin’ e krimeve. Policia jep alarmin

Publikuar më: 11:17 26-04-2018

Krimet në Britaninë e Madhe janë rritur shumë gjatë viteve të fundit duke vënë në alarm strukturat ligjzbatuese. Shifrat e reja të policisë zbulojnë një rritje të madhe të plagosjeve me thikë, të vrasjeve, plagosjeve me armë dhe vjedhjeve në të gjithë vendin. Media britanike “Mirror” shkruan se Policia regjistroi 39,598 vepra që përfshinin një thikë ose një instrument të mprehtë gjatë vitit 2017, një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2016 ku u shënuan 32,468 vepra penale. Ky është numri më i madh i regjistruar që nga viti 2010 kur krimet filluan të rriten.

thike.jpg

Zyra e Statistikave Kombëtare deklaroi se “tre vitet e fundit kanë shënuat një rritje të numrit të veprave penale të regjistruara që përfshijnë mjete të tipit thikë ose një instrument të mprehtë, pas një tendence të përgjithshme rënëse në vitin 2011." Kundërvajtjet me armë zjarri shënuan gjithashtu në rritje, nga 11% në 6,604 krime të regjistruara. Ndihmës Komisioneri Martin Hewitt, përgjegjës për Policimin Territorial, tha: "Met vazhdon të përjetojë një kohë shumë të zënë dhe sfiduese përkundër sfondit të reduktimeve të ndjeshme në burime. "Unë jam shumë i shqetësuar për rritjen e krimit në kryeqytet, veçanërisht vrasjen, krimin e dhunshëm dhe krimin me thikë.

arme.jpg

"Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të këtyre krimeve tragjike dhe të tmerrshme që kanë sjellë mjerim të patreguar për njerëz të panumërt. "Ne po përforcojmë policinë lokale duke sjellë zyrtarë specialistë më afër komuniteteve dhe kemi rritur numrin e oficerëve të lagjeve të dedikuara në fusha të veçanta për t'u angazhuar me publikun dhe për të punuar me ta për t'i mbajtur ata të sigurt". Një financim prej 40 milionë paundsh nga Home Office dhe një projektligj të ri për armët bërthamore, përcaktoi një sërë masash për të ulur përdorimin e thika, armë dhe acide në sulme të dhunshme. Policia britanike është përballur me ulje të numrit të oficerëve të policisë, të cilët kanë rënë me gati 20,000 në dekadën e fundit.

Krimet e regjistruara gjatë vitit 2017
Vjedhje - 9%
Vjedhjet e regjistruara u rritën në 438,971.
Vrasje - 9%
Vrasjet janë rritur duke regjistruar 653 raste
Grabitje - 33%
Grabitjet e regjistruara në 2017 ishin 74,130
Krimi me thikë - 22%
Ka pasur një rritje të krimeve me thikë të regjistruara 39,598
Krimi i armëve - 11%
Numri i veprave penale të armëve të zjarrit është rritur në 6,604

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426