INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania jep alarmin, bandat shqiptare bëjnë namin, ‘të pamëshirshëm’

Britania jep alarmin, bandat shqiptare bëjnë namin, ‘të pamëshirshëm’

Publikuar më: 10:13 05-11-2017

Alarmin e jep, Daily Mail, duke publikuar te dhëna rreth veprimtarisë kriminale te shqiptareve.

Udhëheqësit e policisë kanë zbuluar se ata i drejtohen prindërve apo edhe gjyshërve të familjeve të tjera të krimit të organizuar, i mbajnë peng dhe kërkojnë para, drogë apo territor në këmbim për lirimin e tyre të sigurt.

“Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël Ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe pa mend se ata kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë tani shuma të mëdha të parave në shtëpi të fshehura brenda makinave” shkruan Daily Mail.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe shifrat e fundit tregojnë se vetëm 32,000 shqiptarë jetojnë në Britani, por 572 prej tyre janë në burg, pothuajse një në 50.

Detajet shfrytëzuese të këtyre bandave u janë paraqitur shefave të policisë në një konferencë të mbajtur në Londër së fundmi.

Kathryn Holloway, nga policia e Bedfordshire i tha medias britanike sot se:’ “Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxhe”.

Ajo ka treguar me tej se si policia kishte zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin sasi të mëdha të parave të nga Mbretëria e Bashkuar në makinat e përshtatura posaçërisht.

Një vit më parë, dy shqiptarë, Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita, u kapën duke u përpjekur të kontrabandonin 130,000 € në makinën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164