INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania kërkon pushim kur gratë kanë ciklin menstual

Britania kërkon pushim kur gratë kanë ciklin menstual

Publikuar më: 18:04 02-03-2016

Një kompani ka planifikuar që të fut një “politikë për gratë me perioda”.

Një kompani në Bristol të Britanisë, është duke planifikuar që të krijojë një politikë zyrtare të dizajnuar që t’i lejojë gratë që të marrin pushim pa u stigmatizuar me shpresën se ajo do ta bëjë punën e tyre më efektive dhe kreative.

Kjo bëhet me qëllim që tu lejojë atyre grave që gjatë kohës që janë me cikël menstrual të marrin një ditë pushim dhe më pas ta kompensojnë atë ditë.

Bex Baxter, drejtoi i ‘Coexist’ tha se qëllimi është që të tentohet të bëhet një përpjekje për të sinkronizuar punën me ciklet natyrale të trupit, shkruan theguardian.

“Kam menaxhuar shumë gra anëtare të stafit përgjatë shumë viteve dhe kam parë që shumë prej tyre që kanë kaluar nëpër dhimbje për shkak të periodave. Pavarësisht kësaj, ato ndihen se nuk mund të shkojnë në shtëpi sepse nuk mund ta klasifikojnë vetën sikurse nuk ndihen mirë”, tha ai.

Pushimi menstrual ekziston në Japoni, në disa pjesë të Kinës, Korenë e Jugut dhe në Tajvan.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768