INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania mban sot zgjedhjet e parakohshme

Britania mban sot zgjedhjet e parakohshme

Publikuar më: 08:22 08-06-2017

Britania mban sot zgjedhjet e parakoshme të cilat do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë negociatat për daljen shtetit ishullor nga Bashkimi Evropian. Më shumë se 40.000 qendra votimi janë hapur mengjesin e sotëm në të gjithë mbretërinë. 46.9 milionë votues do të zgjedhin 650 deputetë, shkruan "BBC". Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin britanik, por jo sa ka shpresuar. Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind. Analistët politikë thonë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Britania.

Article Logic
Execution time: 0.004321813583374