INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania me kryeministër të ri, Johnson i cilësuar përtac dhe racist

Britania me kryeministër të ri, Johnson i cilësuar përtac dhe racist

Publikuar më: 12:36 23-07-2019

Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së Theresa May-t.

Rivali i tij në garën për kryeministër ishte Jeremy Hunt. 92 mijë anëtarë votuan për Johnson, ndërsa Hunt mori 46 mijë vota.

Johnson tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli.

Ai ndër të tjera tha se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” që u zgjodh udhëheqës i Tory.

Menjëherë pasi Johnson u shpall fitues erdhi edhe urimi i Theresa May-t, e cila me anë të një reagimi në Tëitter shkroi se e uron Johnson në krye të konservatorëve.

Johnson një nga mbështetësit më të mëdhenj të fushatës Brexit të daljes së Britanisë nga unioni do të drejtojë negociatat me BE që ku proces të realizohet sa më shpejt.

Me stilin e tij të veçantë nga gazetar në Bruksel më pas kryebashkiak i Londrës 55-vjeçari tashmë do të ecë drejt Doëning Street duke e përshkruar se si ambicien e tij të pamëshirshme për të ndjekur heroin e tij Ëinston Churchill.

Johnson është një figurë e diskutueshme brenda politikës dhe gazetarisë britanike. Mbështetësit e kanë lavdëruar atë si një figurë zbavitëse, humoristike dhe popullore. Në anën tjetër, ai është kritikuar nga figura në të majtën dhe të djathtën, të cilët e kanë akuzuar atë për elitizëm, pandershmëri, përtacëri dhe përdorimin e gjuhës raciste dhe homofobike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549