Ky është automjeti që lëviz pa shofer. Mbretëria e Bashkuar po planifikon që në vitin 2019 ta vendose në punë këtë autobus, që nëpërmjet 5 kamerave dhe 3 lazerve ka aftësinë të vetëdrejtohet, të shmange pengesat, njerëzit dhe kafshët.
Mbretëria e Bashkuar ka investuar 100 milonë paund dhe makina pritet të testohet 3 javët e ardhshme kur me të do udhëtojnë 100 persona.
Pasagjeret do ti japin komandat e tyre nëpërmjet një ekrani që ndodhet pranë vendit ku do ulen.
Shkencëtari që po e udhëheq këtë program deklaron se automjetet pa shofer do jenë mundësi shumë e mirë për të afruar qytetarët dhe bizneset që janë në zona të largëta
Sipas një sondazhi të kryer në Britani 6 nga 10 persona besojnë se këto automjete me vetëdrejtim do të përmirësojnë jetesën dhe do eliminojnë stresin.