INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania 'shuplakë' Serbisë në mbledhjen e OKB-së. Lotë në sallë gjatë fjalimit

Britania 'shuplakë' Serbisë në mbledhjen e OKB-së. Lotë në sallë gjatë fjalimit

Publikuar më: 15:44 18-12-2018

Britania ka mbështetur fuqishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Kosovën ndërsa ka deklaruar se bllokimi i dialogut ka ardhur nga Serbia. Në mbledhjen e Këshillit të OKB të mbajtur të hënën në darkë ku u diskutua shndërrimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës përfaqësuesja e Britanisë së Madhe bëri thirrje Beogradit që të jetë i kujdesshëm me deklaratat publike. Ndërsa përfaqësuesja e Britanisë fliste një grua e e pozicionuar në rreshtin e dytë nuk i ka mbajtur dot lotët. Nuk dihet nëse zonja që u prek nga fjalimi i britanikes ishte shtetase serbe apo kosovare.
“Ne besojmë se zhvillimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës është e drejtë Kosovës, si shtet i pavarur . Ky zhvillim mund të bëhet për një periudhë 10-vjeçare. Ne duam që Kosova ta bëj këtë me konsultimin e NATO dhe SHBA-të. Në interpretimin e UK në Rezolutën 1244 nuk parashikohet asgjë, asgjë që ta pengoj transformimin e FSK . Në një nga vizitat e hershme të bëra në veri të Kosovës në komunitetin serb mësuam se ata mbështeten nga presidenti Vuçiç dhe ambasada Ruse. Ne nuk ndajmë të njëjtin perceptim si presidenti Vuçiç për spastrime etnike brenda dekadës së ardhshme dhe të rrezikun e destabilitetit në rajon. Ne i themi Beogradit që të jetë i kujdesshëm me deklaratat publike. Dëgjova përfaqësuesin e Rusisë dhe mbështetjen për NATO, për herë të parë Arsyeja kryesore se pse ne jemi këtu është për shkak të marrëveshjes së normalizimit, dhe çdo hap, deklaratë çdo progress është bllokuar. Dhe më vjen keq ta them po kjo ka ardhur nga Beogradi. Të dyja palët duhet të rikthehen te dialogu me lehtësimin e BE. U përsërisim palëve që të dialogojnë dhe të kenë parasysh në çdo vendim që marrin se sigurinë e qytetarëve të tyre”-u shpreh eurodeputetja angleze.

Këshilli Sigurisë i OKB-së u mblodh me kërkesë të Serbisë, për të diskutuar mbi vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.Vendimi, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, ngjalli kundërshtimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që vlerësuan se nuk ishte koha e përshtatshme për një gjë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945