INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britania si Shqipëria? Protesta e tallje në Londër

Britania si Shqipëria? Protesta e tallje në Londër

Publikuar më: 15:13 24-04-2016

Menjëherë pas deklaratës së Sekretarit britanik të Drejtësisë Michael Gove, sipas të cilit Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE, emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët. Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Ndërkohë, mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë, “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

“Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë ne ditë.

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kthyer një përgjigje Sekretarit të Drejtësisë Britanike, për thëniet e tij, duke i cilësuar si qesharake ato.
“Z. Gov, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je b*thë”, shkruan “Daily Mail” në titullin e saj. Më poshtë britanikja ka botuar një reportazh nga Shqipëria për t’i sjellë sekretarit të drejtësisë një panoramë më të qartë të jetës këtu.
Reportazhi nis në Gërdec me një fshatar që kërkon të shesë një kafshë pune dhe përfundon në Ndroq, te banorët që shesin fruta në rrugën nacionale.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889