Britanikët njihen për festimet e tyre të çmendura, ku alkooli në sasi të tepruara nuk mungon kurrë.
Dhe jeta e natës për ta merr një tjetër kuptim përpara festave të mëdha si ajo e Pashkëve.
Duke qenë se edhe moti ka qenë i mirë, koha më e ngrohtë vitet e fundit në prag Pashkësh, britanikët kanë përfituar dhe u janë drejtuar pub-eve për t’u harbuar në mbrëmje.
Mediat britanike si gjithmonë kanë publikuar dhjetëra foto nga festa e tyre e çmendur, që ka vazhduar edhe nëpër rrugë ku uk mungojnë telashe e shumta me policinë.